Lajme Shqip Wednesday, 14 October 2015 11:43

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur edhe sot për të diskutuar situatën aktuale. Kryetari I Kuvendit, Kadri Vesli me këtë rast ka thënë se bllokada e Kuvendit është duke ndodhur pa fajin e tyre. Por ai ka treguar se për të zhbllokuar këtë proces mund edhe të përdoren forcat e sigurisë. Këtë veprim siç ka thënë mund ta marr pasi edhe i lejohet me rregullore te Kuvendit.

“Kjo bllokade po ndodh pa fajin tonë. Ne nuk po kemi mundësi te shprehemi, ti shprehim idetë tona. Pa të drejtë kuvendi është duke u abuzuar dhe po më vjen keq që unë jam pjesë e këtyre rrethanave. Qytetarët duhet të qëndrojnë jashtë këtyre skenarëve . Unë do ta hapi diskutimin, dhe në mënyrë transparente do të diskutojmë për këtë gjendje dhe skenarët në vijim, në bazë të asaj çfarë parasheh rregullorja”, ka thënë Veseli.