Lajme Shqip Friday, 15 February 2013 16:10

Këngëtarja Vesa Luma ka shkruar në rrjetin social Facebook se ajo është vajza më e dashuruar në botë.

Këtë, Vesa e ka bërë pikërisht në Ditën e Valentinit, ku edhe ka përshëndetur fansat e saj me një mesazh në të cilin thuhet: “Edhe për ju do të ketë një zemër një ditë! Mjafton t’i jepni mundësi atyre që ju duan vërtetë! Gëzuar Shën Valentini nga unë – vajza më e dashuruar në botë!”

Vesa ka kohë që është në lidhje dashurie me këngëtarin nga Shqipëria, Big Basta.