Mitrovicë – Shefi i delegacionit serb për bisedime me Kosovën, ka marrë flamurin e kurajimit të huliganëve që po shkaktojnë trazira në veri të vendit.
Borisllav Stefanoviq ka deklaruar para barrikaduesve të rrugëve në veri se “këtu nuk është geto, por është Serbi”.
Stefanoviqi i ka thënë këto në një fjalim moralizues para barrikaduesve huliganë në Rudare, afër Zveçanit .
Ai i ka inkurajuar huliganët zjarrvënës serbë, me fjalët: “Tani për tani, Prishtina nuk është e gatshme të bisedojë, por bota është habitur me kualitetin tuaj dhe bota po i frikësohet fuqisë suaj”.
Deklarata e Borisllav Stefanoviqit në Rudare, pason deklaratat destabilizuese të dy zyrtarëve të tjerë në të ashtuquajturën Ministri e Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanoviq e Oliver Ivanoviq, të cilët po ashtu u shprehën se kriza nuk do të përfundojë dhe barrikadat në veri nuk do të largohen derisa të mos kthehet situata e para 25 korrikut.
Tuesday, 02 August 2011 14:26