Lajme Shqip Wednesday, 06 June 2012 16:35

ShBA – Lëvizja prej 7 orësh e planetit të dytë fillimisht është vërejtur nga Paqësori, Amerika Veriore dhe ajo Qendrore dhe është dukur si një pikë e vogël e zezë në sipërfaqen diellore.

Për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Azinë e Jugut, pjesa më e madhe e ngjarjes ka ndodhur gjatë natës dhe vëzhguesit planetarë është dashur të presin deri në agim, për të parë momentet e fundit të transitit.

Lëvizja e ngjashme pritet të ndodhë në vitin 2117. Që nga shpikja e teleskopit të parë në vitin 1639, janë vëzhguar vetëm 6 transite. (LajmeShqip.com)