Presheve – (E plotësuar)Sapo ka përfunduar takimi i liderëve në Luginën e Preshevës, ku është diskutuar për lapidarin e UÇPMB-së të vendosur në sheshin e Preshevës.
Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Musrafa, ka thënë për se takimi i sotëm ka përfunduar pa ndonjë vendim definitiv.
“Nesër është vendos që të kemi takimin e radhës në ora 11, ku edhe pritet që të marrim një vendim përfundimtar. Tash për tash nuk mund të themi asgjë më shumë, ngase nuk ka vendim”, është shprehur Mustafa.
Sa i përket raportimeve se xhandarmeria serbe ka shtuar forcat serbe në Preshevë, Mustafa ka thënë se një gjë e tillë nuk vërehet pasi që në këtë rajon gjithmonë ka pasur forca të shtuara serbe.
“Forcat serbe gjithmonë këto kanë qenë në numër të madh dhe ata lëvizin vijnë-shkojnë. Për ne ata janë si jashtëtokësorë”, është shprehur Mustafa.(Ora/LajmeShqip.ccom)
Nuk ka përforcime të forcave serbe të Preshevë
Përderisa mediat elektronike serbe thonë se në Preshevë ka forca të shtuara të policisë dhe të xhandarmërisë serbe, të cilat, sipas tyre, janë stacionuar rreth sheshit ku gjendet lapidari i UÇPBM-së, burime të Kosovapressit pikërisht nga ky shesh thonë se nuk vërehet asnjë përforcim i forcave serbe.
Lidhur me këtë mediat serbe raportojnë se Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq dhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vuçiç, pritet që gjatë kësaj jave ta sjellin vendimin lidhur me heqjen e lapidarit të UÇPMB-së që gjendet në sheshin para komunës së Preshevës.
Për ta vlerësuar situatën politike dhe të sigurisë në Luginë të Preshevës, krerët politikë shqiptarë të kësaj anë janë mbledhur në një takim, i cili po vazhdon edhe në këtë qaste.
Për më tepër, po këta krerë ditë më parë kanë deklaruar se është arritur uniteti në mes tyre sa i përket çështjes së lapidarit, duke shtuar se nuk do të lejojnë heqjen apo zhvendosjen e tij që andej.
Por liderët e partive shqiptarë janë zotuar se kësaj çështjeje do t’i kundërvihen me mjete politike, duke e përjashtuar mundësinë e ndonjë konflikti të armatosur në mes palëve.(K.P/LajmeShqip.com)
Dacic: E rrezojmë përmendoren sot ose nesër?
Kryeministri i Serbisë Ivica Dacic dhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vucic, gjatë këtij vikendi do të sjellin vendim përfundimtar për heqjen e monumentit kushtuar anëtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB). Është e mundur që monumenti të hiqet sot ose nesër, raportojnë mediat e Beogradit.
“Vucici ka pritur kthimin e Dacicit nga Brukseli, nga takimet me zyrtarët evropianë, për të arritur marrëveshjen për heqjen e monumentit kushtuar terroristëve në jug të Serbisë. Gjithçka do të dihet këtë fundjavë”, thotë burimi i ditores serbe Blic.
Ky burim shtoi se të Vucici dhe Dacici disa herë “kanë cekur se është e palejueshme vendosja e memorialit, por se nuk do të ndërmarrin ndonjë vendim i nxituar”.
Telegraf.rs ka raportuar se forcat e xhandarmërisë kanë hyrë në Preshevën dhe se janë stacionuar në afërsi të monumentit të UÇPMB-së.
“Gjithçka është gati për të vendimin e shtetit”, kanë thënë burimet e këtij mediumi serb, transmeton Indeksonline. (ORA/G.E/LajmeShqip.com)
Saturday, 19 January 2013 19:00