Lajme Shqip Monday, 05 March 2012 20:00

Beograd – Një e ashtuquajtur Gjykatë e Lartë në Mitrovicë njoftohet se ka dënuar me nga 15 vjet burgim tetë ish-pjesëtarë të UÇK-së, të cilën, siç thuhet, “janë të detyruar ta vuajnë menjëherë pas aktygjykimit të plotfuqishëm”: Shiqer Maloku, Xhafer Gashi, Demush Gacaferi, Demë Maloku, Agron Isufi, Anton Çuni, Rabit Aliu dhe Rrustem Berisha.

Siç thuhet në aktgjykimin e kësaj gjykate serbe, të gjithë ata janë shtetas të Republikës së Serbisë,  shkruar gazeta serbe “Veçernje Novosti” e Beogradit. Sipas gazetës, dy prej tyre janë oficerë të lartë të TMK-së.

Më tej në një shkrim të kësaj gazete theksohet se nëna e një ushtari 19 vjeçar serb, i vrarë në vitin 1998 në Koshare në kufirn jugosllavo-shqiptar, Llozanka Radoiçiç, rrëfen se djalin e saj në vitin 2000 e kishin dekoruar me Urdhërin e Heroit të Popullit, por ajo nuk kishte shkuar ta marrë dekoratën.

Ndërkaq këto ditë, nënës së ushtarit të vrarë në Beograd i kishte arritur aktgjykimi që mban datën 15.11. 2011. I biri i saj, Vlladimir Radoiçiç, është vrarë në karakollin e Koshares më 30 shtator të vitit 1998, në orën 11.45, sipas një xhirimi që kishin regjistruar efektivat e UÇK-së, të cilin e kishte parë nëna e ushtarit.