Lajme Shqip Wednesday, 18 January 2012 15:39

Tiranë- Brenda këtij viti, qytetarët apo bizneset do të mund të realizojnë ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, vetëm përmes përmbarimit privat.

Ky ndryshim u njoftua nga kryeministri Sali Berisha në mbledhjen javore me ministrat, ku paralajmëroi se nuk do të ketë më përmbarim publik.

Kalimi i përmbarimit nga sistemi publik në atë privat, u arsyetua nga kryeministri me faktin se ai privat ka rezultuar më efektiv. 

Një zhvillim tjetër i njoftuar në mbledhjen e qeverisë është ai për reformimin e sistemin arsimor shqiptar.

Në projektin e qeverisë është parashikuar që gjatë këtij viti të nisë procesi i kualifikimit dhe rikualifikimit të më shumë se 40 mijë mësuesve.

Gjatë mbledhjes, kryeministri kërkoi që Ministria e Arsimit të përgatisë planveprimin me afate për nisjen e procesit të kualifikimit dhe rikualifikimit. Me hartimin e planveprimit, mësuesit në të gjithë vendin do të duhet t’i nështrohen disa kurseve apo provimeve profesionale.