Lajme Shqip Monday, 24 October 2011 15:07

Teksa Madonna është rehatuar në një shtëpi të rinovuar prej 32 milion dollarësh në New York City, vëllai i saj i dytë i madh është një i pastreh që jeton poshtë urës ose rrugëve të Michigan-it.

Anthony Ciccone 55 vjeçar, është rrëfyer për një media lokale të Michiganit, medias “The Michigan Messenger”, në një intervistë duke thënë se është i detyruar të udhëtojë gjatë në këmbë për të ndjekur strehimet që mundësojnë ushqim falas, si dhe program strehimi.

“Familja ime më ka kthyer shpinën, atëhere kur unë isha në ditët e mia më të vështira,” ka thënë Ciccone, i cili u rrit në Rocheseter Hills të Michiganit, së bashku me motrat dhe vëllezërit e tij, përfshirë edhe motrën miliardere 53 vjeçare. “Ju mendoni se unë nuk i jam përgjigjur kësaj pyetje më parë? Motra ime është një multi miliardere, ndërsa unë një i pastrehë që endem rrugës… Kurrë mos thuaj kurrë! Kjo mund t’i ndodhë kujtdo.”

Ciccone ja vë fajin për situatën e tij, humbjes së punës në biznesin e babait të tij, përpara një viti. (LajmeShqip.com)