Lajme Shqip Friday, 02 October 2015 12:46

Humoristi Vedat Bajrami, i njohur edhe për tonet ironike që përdor në skeçet dhe mbishkrimet e tij në rrjete sociale, sot ka postuar diçka vërtet të veçantë.

Bajrami, shihet në një tavolinë të gjatë, krejt i vetëm. Humoristi thotë se po e pret Kuvendin për një mbledhje.

Duket se atë që s’po mund ta bëjnë politikanët dhe Kadri Veseli po mundohet ta bëjë ai vet.

Dihet se Kuvendi po mbahet i bllokuar nga Opozita për shkak të Zajedincës.