Beograd – Borislav Miloshević, vëllai i ish – kryetarit e diktatorit serb, Slobodan Miloshqeviq, ka vdekur mbrëmë në Dedinje, Beograd.
Lajmin e ka kumtuar Instituti i vendeve të shteteve të pavarura në Moskë, njoftojnë mediet serbe.
“Mbrëmë, pas një sëmundje të gjatë e të rëndë në Beograd ka vdekur Borislav Miloshqeviq”, thotë kumtesa e Institutit.
Milosheviq para disa muajsh në gjendje kritike nga Mali i Zi ishte transferuar në Beograd në Institutin për sëmundje kardiovaskulare “Dedinje”.
Është e njohur mbështetja që i bëri ai të vëllait gjatë muajve që forcat e NATO-s bombardonin caqet strategjike të Jugosllavisë së atëhershme, e edhe pas luftës – familjes së Sllobës.
Mediet më parë kishin spekuluar se Borislav Milosheviq kishte pasur lidhje biznesi me zëvendëskryeministrin aktual të Kosovës, Begjet Pacolli, në Moskë.(LajmeShqip.com)
Tuesday, 29 January 2013 14:36