Lajme Shqip Wednesday, 30 September 2015 17:55

Një djalë ka ndërruar jetë pasi tentoi të bëjë “selfie” tejet të rrezikshme.

17 vjeçari po tentonte që në katin e nëntë të banesës të realizojë një “selfie”, së bashku me disa shokë të tij.

Ai u ngjit në një ndërtesë në Vologda të Rusisë, me synimin për të krijuar një fotografi i kapur në strukturën e ndërtesës, shkruan TheMirror.

Vetëm me një litar dhe telefonin e tij ai synonte majën e kulmit, por sekonda më vonë, litari u këput ndërsa ai ra në tokë prej lartësisë së nënta kateve, transmeton lajmi.net.

Edhe pse identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur, policia ka publikuar linçe të faqes së tij në Instagram, në të cilën ai postonte fotografi që i bënte në situata shumë të rrezikshme.