Vushtrri- Një qytetar i Vushtrrisë ka vdekur në zyrën e kryetarit të komunës, Bajram Mulaku deri sa kishte shkuar për ta uruan për fitoren e arritur në zgjedhjet e së dielës.
Tashmë i ndjeri është Nystret Sejdiu, rreth 50 vjeçar, një ish pjesëtar i UÇK dhe aktualisht nënkryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës në qytetin e Vushtrrisë, raporton koha.
Zëdhënës i komunës së Vushtrrisë, Bahri Bivolaku ka konfirmuar mediat se e tërë ngjarja tragjike ka ndodhur kur Sejdiu bashkë me një koleg të tij rreth orës 11:00 të së hënës kishin shkuar për të uruar Mulakun për fitoren edhe të një mandati katër vjeçar.
Monday, 02 December 2013 18:53