Lajme Shqip Sunday, 18 December 2011 19:00

Tiranë-Kryeministri Berisha, nëpërmjet një mesazhi drejtuar Kryeministrit çek Petr Necas, i ka shprehur ngushëllimet familjarëve, por dhe mbare kombit çek për ndarjen nga jeta të ish- presidentit çek Vaclav Havel.

Në mesazhin e tij kryeministri Berisha shprehet se “me vdekjen e Vaclav Havel, kombi çek dhe mbarë Evropa humbën liderin dhe shkrimtarin e madh të lirisë. Kombet ish- komuniste humbën frymëzuesin e kalimit të tyre paqësor nga diktaturat totalitare në liri, mikun e tyre të madh”. (LajmeShqip.com)