Tiranë – Viti 2012 do të jetë një vit intensiv për shëndetësinë shqiptare, jo vetëm me ndërhyrje teknologjike dhe infrastrukturore, por edhe në drejtim të edukimit në vazhdim të profesionistëve të shëndetësisë.
“Reforma jonë ka dy këmbë të rëndësishme; zhvillim të jashtëzakonshëm infrastrukturor dhe jetik dhe zhvillim profesional nga ana tjetër, sepse vetëm në këtë mënyrë kjo bashkëjetësë siguron rezultate të mëdha”, tha sot në një intervistë për ATSH-në ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.
Ministri Vasili tha se shëndetësia shqiptare punoi fort vitin e kaluar, në mënyrë të veçantë drejt rajonalizimit të shërbimit spitalor, ndërkohë ky vit, sipas tij, “është intensive, me objektiva ambiciozë, por të cilët do të shënojnë rritje të qëndrueshme të vazhdueshme të kualitetit dhe cilësisë së shërbimit shëndetësor ndaj pacientëve”.
Prioritetet e vitit 2012
“Viti që kemi përpara është vijimësi e sfidave të nisura, e koherencës. Pra ne nuk improvizojmë prioritete të tjera jashtë atyre që ne kemi ndërtuar që në fillim të mandatit, ecim me një objektiv të caktuar”, tha ministri Vasili.
Duke u ndalur në projektet për vitin 2012, ministri Shëndetësisë tha se “në vijimësi është një projekt i rëndësishëm që do të kompletojë masterplanin spitalor të Shkodrës, duke e kthyer përfundimisht në një nga realitet spitalore shumë të rëndësishme të vendit, duke e vendosur atë menjëherë pas Tiranës dhe afersisht në të njëjtin nivel me Durrësin”.
Një projekt tjetër madhor në vijimësi është projekti i madh i kirurgjisë dhe maternitetit të Elbasanit, një infrastrukturë e domosdoshme jetike për qarkun, që është një ndër më të mëdhatë e vendit, me ngarkesë të madhe spitalore.
Njëkohësisht, sipas Vasilit, kompletimi i projektit madhor të teknologjisë së lartë, ku, tre qarqe të vendit si Dibra, Fieri dhe Berati do të pajisen me skanera të nivelit shumë të lartë. “Sikuse do të vazhdojnë përpatitjet për t’u futur në vitin 2013 me ligjin e ri të sigurimeve, do të përgatiten të gjitha aktet rregullatore që i paraprijnë atij, si dhe do të pilotohet implementimi i sistemit të akreditimi për infermierët, duke bërë në këtë mënyrë që gjithë sistemi shëndetësor, të gjitha figurat profesionale në sistem të jenë pjesë e edukimit në vazhdim intensiv dhe shumë të rëndësishëm jetik”, tha Vasili.
Një projekt tjetër madhor në vijimësi është projekti i madh i kirurgjisë dhe maternitetit të Elbasanit, një infrastrukturë e domosdoshme jetike për qarkun, që është një ndër më të mëdhatë e vendit, me ngarkesë të madhe spitalore.
Njëkohësisht, sipas Vasilit, kompletimi i projektit madhor të teknologjisë së lartë, ku, tre qarqe të vendit si Dibra, Fieri dhe Berati do të pajisen me skanera të nivelit shumë të lartë. “Sikuse do të vazhdojnë përpatitjet për t’u futur në vitin 2013 me ligjin e ri të sigurimeve, do të përgatiten të gjitha aktet rregullatore që i paraprijnë atij, si dhe do të pilotohet implementimi i sistemit të akreditimi për infermierët, duke bërë në këtë mënyrë që gjithë sistemi shëndetësor, të gjitha figurat profesionale në sistem të jenë pjesë e edukimit në vazhdim intensiv dhe shumë të rëndësishëm jetik”, tha Vasili.
Objektiv madhor, sipas tij, vazhdon të mbetet kjo pajisje dhe disa projekte të rëndësishme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Vasili përmendi ndërhyrje të tilla si “rikonstruksioni i spitalt 6 katësh, përfundimi i projektit të madh të spitalit të djegie-plastikës, që është i pari projekt që aplikojmë me Bashkimin Evropian, është projekti i ri i rinovimit në të gjithë QSUT të sistemit të ashensorëve, sëmundje kjo që ka shoqëruar këtë spital të madh për vite me radhë, dhe mjaft ndërhyrje të tjera”.
Ai shtoi se “do të ketë një ndërhyrje shumë të rëndësishme me pajisje e teknologji në të gjithë shërbimet e QSUT, ku mjaft prej tyre, shërbime specialistike, nuk kanë qenë të pajisur prej kohësh. Në këtë mënyrë ata do të kenë një rifreskim total që rrit nivelin e teknologjisë së tyre, duke mbyllur pamjen e QSUT me projektin që kemi për kardiologjinë dhe kardiokirurgjinë, në sajë të një financimi të Bankës Botërore që do të finalizohet në muajt e parë të këtij viti”.
“Një nga gjërat e rëndësishme është gjithmonë e më pak ndërhyrje, diagnoza ka nevojë të vendosen jashtë Shqipërisë, rrisim shumë volumin e atyre që bëhen në Shqipëri dhe minimizojmë ato të cilat për arsye shkencore, teknike, objektive janë të pamundura të bëhen në vend”, tha Vasili, duke shtuar se “më parë kishim një raport të kundërt, kishim vështirësi, sot jo vetëm që ecim, por dhe koha e vendosjes së diagnozës shkurtohet në minimumet e veta, duke synuar gjithmonë nivelet bashkëkohore të vendeve të zhvilluara në mjekësi dhe duke minimizuar qëndrimet e gjata në spital, që krijojnë kosto të panevojshme dhe lodhin pacientët”.
Arritjet e vitit 2011
“Shëndetësia shqiptare, duke qenë shumë konseguente dhe koherente në reformën e nisur, punoi fort në vitin që lamë pas, në mënyrë të veçantë në drejtim të rajonalizimit të shërbimit spitalor, si një sfidë madhore dhe e munguar për gati 2 dhjetëvjeçarë në vend”, tha Vasili, duke u ndalur tek arritjet e vitit që lamë pas.
“Viti që lamë pas ka qenë viti i përgjigjeve të forta; punimet e rikonstruksioneve, realitetet e reja spitalore të jashtëzakonshme si Spitali i ri i Urgjencave në Tiranë, ku janë integruar dhe shërbimet e reanimacionit dhe laboratiorëve, apo spitali i ri psikiatrik në Shkodër, sikurse dhe projekti i teknologjisë së lartë i aparaturave të sofistikuara të shpërndara në të gjithë territorin, sikurse dhe projekti i madh i emergjencave ku 14 departamente janë pajisur në shkallë vend, janë disa elementë të arritjeve të shënuara dhe që shkojnë në koherenecë me reformën e nisur”, tha Vasili.
Sipas tij, “nuk ka më ndërhyrje sporadike apo spontane, por ndërhyrje teknologjike dhe infrastrukturore që i shërben një objektivi të caktuar”. “Në fund të fundit jemi të qetë që në një moment të caktuar krijojmë bindjen e fortë tek vetja dhe qytetarët që shërbimi cilësor është afër banesës së tyre dhe kjo besoj është arritje madhore”, nënvizoi ministri i Shëndetësisë.
Vasili u ndal në disa nga arritjet e tjera të vitit të kaluar.
“Ecuria e dukshme e procesit të edukimit në vazhdim ka qene një nga shtyllat e reformës, miratimi në parlament i ligjit të financimit të kujdesit shëndetësor, ligjit të ri të sigurimeve shëndetësore, disa ligje të rëndësishme si ai i transplaneteve dhe modifikime të tjera që i janë bërë kuadrit rregullator në farmaceutikë, sikurse dhe startimi për herë të parë në historinë e Shqipërisë në mënyrë të sukseshsme, si në asnjë vend të Ballkanit, i procesit të akreditimit, ku dhe u akredituan strukturat e para brenda vitit që shkoi, janë arritje të shënuara, krahas mjaft dokumentave programore strategjike të prodhuar në sektorë të veçantë”, tha ai.
Ministri Vasili nënvizoi gjithashtu dhe pamjen e re në fushën e dhurimeve të gjakut, të cilën Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka vlerësuar si një histori suksesi. “Mbi 80 % e gjakut sigurohet nga dhurues vullnetarë dhe jo me dhënës me pagesë, të cilët kanë pasur problematika të mëdha, kanë qenë bartës të sëmundjeve të caktuara, por njëkohësisht cilësia e gjakut që ne japim është e një niveli makimal dhe ne kemi evituar në mënyrë të plotë të gjitha ato që janë pasoja nga dhënia e një gjaku të rrezikshëm”, theksoi ai, duke e cilësuar këtë si si një nga arritjet e shënuara të vitit që shkoi. (LajmeShqip.com)
Saturday, 07 January 2012 20:30