Varshavë – Kryeministri polak, Donald Tusk tashmë disa muaj, në mënyrë të përforcuar po merr orë private të gjuhës angleze, kumtoi shtypi polak, duke iu referuar informatës jozyrtare.
Qëllimi është që Tusk të prezantohet më mirë gjatë kryesimit polak në BE, në gjysmën e dytë të vitit dhe që të luftojë për vendin e kryetarit të Komisionit Evropian në vitin 2014.
Orët e kryeministrit janë të llojit të bisedimeve dhe mbahen në Kabinetin e tij në Varshavë. Mësuesi i tij është britanik.
Donald Tusk ka mësuar anglisht që kur partia e tij “Platforma qytetare” ishte në opozitë, pastaj e kishte ndërprerë, ndërsa tani po i ripërtërin orët për shkak të kryesimit të ardhshëm, thotë një burim i afërt me kryeministrin polak.
Wednesday, 25 May 2011 11:11