Lajme Shqip Friday, 23 September 2011 14:42

Kabul – Ish-presidenti i Afganistanit, Burhanudin Rabani, është varrosur sot në Kabul nën masa të shtrënguara të sigurisë.

Rabani u varros në maje të një kodre mbi kryeqytetin afgan ku ishte mbledhur një turmë e njerëzve që, si shenjë pikëllimi dhe respekti, po mbanin piktura të ish-presidentit afgan.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, kërkoi vazhdimin e përpjekjeve për arritjen e paqes me talebanët gjatë varrimit të ish-presidentit Rabani.

Policia afgane dyshon që talebanët të jenë përgjegjës për vrasjen e ish-presidentit afgan, i cili u vra të martën nga një sulmues vetvrasës.

Rabani, që i përkiste etnisë taxhike, ishte president i Afganistanit prej vitit 1992 deri në vitin 1996 dhe anëtar i Aleancës Veriore që vepronte për t’i dhënë fund luftës me talebanët.