Lajme Shqip Friday, 04 April 2014 13:42

Edlira Dobrushi, 37-vjeçarja shqiptare i vrau tri vajzat e saj duke e qëlluar secilën nga 30 herë me thikë. Ky është rezultat rrëqethës i ekspertizës mjeko-ligjore që është publikuar zyrtarisht vetëm gjatë ditës së sotme në Itali. 

Sipas medieve italiane, Simona, Kejsi dhe Sindi, përkatësisht 14, 10 dhe 3 vjeçe u qëlluan 90 herë me thikë nga nëna e tyre teksa ishin duke fjetur.

Edlira Dobrushi, e sapodivorcuar nga bashkëshorti i saj masakroi tri vajzat në një mënyrë jashtënjerëzore, ndërkohë që fjalët e saj pas krimit makabër ishin vetëm: ‘Kam qenë e dëshpëruar’.

Ngjarja tronditi gjithë komunitetin e Lecco në Itali, ku ndodhi ngjarja dhe sigurisht gjithë Shqipërinë, ku tashmë prehen tri vogëlushet fatkeqe, viktima të çmendurisë së asaj që i solli në jetë.
/ Top Channel/