New York – Nuk ka as më të voglin dyshim se nga e ka trashëguar stilin e saj në veshje, pavarësisht moshës së saj 14 vjeçare: fustan mjaft të shkurtër, taka shumë të larta dhe buzëkuq shumë të ndezur. Në fakt, Lourdes Leon nuk ka se si të jetë një adoleshente normale, përderisa edhe Madonna nuk ka qënë një nënë normale!
Madonna ka qënë mjaft e lumtur që ta vinte vajzën e saj përpara përgjegjësisë së një biznesi, pavarësisht moshës së saj minorene.
Festa e përvjetorit të parë të linjës së veshjeve të saj “Material Girl” është organizuar në qëndrën tregëtare Macy, pikërisht atje ku është edhe ekskluziviteti për shitjen e tyre.
Lourdes, e quajtur ndryshe Lola, gjatë festës kishte organizuar edhe një sfilatë me veshjet e saj, ku në pasarelën e saj u shfaq edhe vetë mamaja e famshme. (LajmeShqip.com)
Thursday, 22 September 2011 15:50