“Nuk kam vdekur. Jam mirë”. Këto janë fjalët e këngëtares së madhe Vace Zela rreth një lajmi të përhapur në rrjete sociale pas informacionit të transmetuar në një media televizive, ku theksohej se gjigandja e skenës së muzikës shqiptare është shuar.
Nga Zvicra ku jeton prej disa vitesh, Vace Zela ka reaguar ndaj lajmit të përhapur si virus në rrjete sociale ku pohohej se këngëtarja ka vdekur si pasojë e një sëmundje të rëndë.
“Jam mirë”, tha shkurt Vace Zela nga spitali ku po kurohet. Ndërkohë e bija, Irma dhe i shoqi i këngëtares, Pjetri pohuan për BalkanËeb se “nuk e dimë nga ka dalë lajmi, e tmerrshme sesi mund të nxjerrin lajme të tilla. Jemi të shokuar”./ballkanweb/
Tuesday, 03 December 2013 00:28