Prishtinë – Në Prishtinë gjate nates se kaluar, janë dëgjuar ushtima të çuditshme të cilat njerëzit janë përpjekur t’i përshkruajnë sipas ndjesisë që ua kanë shkaktuar. Megjithatë, askush nuk ka qenë në gjendje të jep një mendim të sigurt se për çka bëhet fjalë. Zërat kanë zgjatur për 15 minuta. Më pas janë ndalur për të rifilluar sërish. Fenomene të ngjashme kanë ndodhur edhe kohë më parë, mirëpo askush nuk është në gjendje të shpjegojë se për cka bëhet fjalë. Shumë banorë të kryeqendrës kosovare e kanë shprehur shqetësimin nëpër rrjetet sociale në pritje të ndonjë sqarimi se çfarë mund të jetë në pyetje./Almakos/
Friday, 29 November 2013 14:11