Bejrut- Ushtarët sirianë sot kanë hyrë në përleshje me dezertorët e armatës në qytetin Idlib, vendstrehimi kryesor i dezertorëve të armatës, ku sipas aktivistëve opozitarë vetëm këtë javë janë vrarë 200 persona.
“Në Idlib ka therrje masovike”, deklaroi opozicioneri sirian Ahmed Abdalla.
Armata i kontrollon të gjitha rrugët drejt qytetit, i vëzhgon luginat dhe rajonet malore me helikopterë me qëllim që mos t’u lejojë anëtarëve opozitarë ta braktisin rajonin, theksoi Abdalla.
Pesë teknikë iranian, të cilët punojnë në Siri janë rrëmbyer nga persona të armatosur të panjohur në qytetin Homs, publikoi televizioni sirian në gjuhën angleze “Pres TV”. Televizioni nuk publikoi se për cilët persona bëhet fjalë.
Mediat siriane publikuan se tetë inxhinierë të kombësisë të ndryshme janë zhdukur, pasi që me autobus janë nisur drejt fabrikës në provincën Homs.
Wednesday, 21 December 2011 17:57