Lajme Shqip Tuesday, 22 May 2012 12:00

Fëmijët nuk duhet të ushqehen me disa ushqime të caktuara para moshës 1 vjeçare.

Këto ushqime jua rendisim më poshtë:

– Mjalti

Ai mund të shkaktojë sëmundjen e botulizmit, e cila mund të shfaqet me shenja si kapsllëk, probleme në thithjen e gjirit, bllokimin e frymëmarrjes, dobësimin e muskujve, apo edhe shkaktimin e vdekjes.

– E bardha e vezës

Konsumimi i këtij ushqimi mund të shkaktojë alergji.

– Qumështi i lopës

Qumështi i lopës shpesh herë mund të shkaktojë alergji, kapsllëk dhe mungesë hekuri.

– Kakao, çokollatë dhe luleshtrydhe

Të gjitha këto produkte kanë një probabilitet të lartë për krijimin e reaksioneve alergjike.

– Produkte të përpunuara mishi

Produktet e përpunuara të mishit përmbajnë sasi të lartë nitrati dhe kripe, si dhe mund të shkaktojnë sëmundje veshkash apo të enëve të gjakut.

– Farat, kikirikët etj.

Këto ushqime mund t’i bllokojnë frymëmarrjen fëmijës pasi mund t’i ngecin shumë lehtë në fyt.