Prishtinë – Sot po mbahen zgjedhjet studentore të Universitetit të Prishtinës. 
Në garë janë 14 organizata studentore. Zgjedhjet kanë filluar në ora 07:00, dhe 32 pika të votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00. Studentet shprehen të kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve deri më tani dhe presin qe përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Studenteve të bëjnë ndryshime pozitive.
Arber Metrama student i fakultetit Ekonomik tha se përmirësimi i kushteve të punës për studentë, duhet të jetë primare për përfaqësuesit e zgjedhur. Adil Ulaj kandidatë për kryetarë të këshillit të studenteve të fakultetit Juridik thotë se me këto zgjedhje do të bëhen ndryshime pozitive edhe në Fakultetin Juridik.
Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës po bënë monitorimin nga afër të procesit te zgjedhjeve në Universitetin e Prishtinës. Zgjedhjet kanë filluar në ora 07:00, dhe 32 pika të votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 06 June 2012 13:38