Lajme Shqip Wednesday, 11 July 2012 20:00

Qeveria e Kosovës ka mbështetur në mënyrë unanime propozimin e kryeministrit që Universiteti Publik i Prizrenit të emërtohet me emrin e intelektualit të shquar Ukshin Hoti, thuhet në një komunikatë për media të kabinetit qeveritar.

“Universitetit Publik të Prizrenit do t’i bëjë nderë emri i intelektualit Ukshin Hoti”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Universiteti i Prizrenit është themeluar në vitin 2009. (LajmeShqip.com)