Lajme Shqip Thursday, 26 May 2011 09:45

Adis Abeba – Unioni Afrikan (UA) akoma dëshiron të gjejë zgjidhje politike për krizën në Libi edhe krahas sulmeve të përforcuara ajrore të NATO-s ndaj forcave lojale të Moamer Gadafit, deklaruan pjesëmarrësit në seancën e sotme të jashtëzakonshme të UA-së në Adis Abebë.

Kryetari i Komisionit të BE-së, Zhan Ping theksoi se takimi në Adis Abebë është “një hap i ri drejt synimit për paqe në Libi”.

Ai angazhohet për rol më të madh të UA-së për zgjidhjen e konfliktit libian.

Në fillim të takimit të UA-së, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun e theksoi nevojën e veprimit të përbashkët midis Unionit Afrikan dhe KB-së.

“Sfidat janë të mëdha, por jam i bindur se mund t’i tejkalojmë nëse kemi bashkëpunim të ngushtë”, theksoi Ban.

Në takimin e UA-së, sot dhe nesër, krahas situatës në Libi do të bisedohet edhe për Sudanin Jugor, për Somalinë dhe për Bregun e Fildishtë.