Lajme Shqip Tuesday, 21 February 2012 10:00

New York – Anëtarët e Organizatës së KB-së për arsim, shkencë dhe kulturë (UNESCO) shënojnë sot “Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare”, 21 shkurtin, me qëllim të promovimit të kulturës gjuhësore dhe llojllojshmërisë, si dhe shumëgjuhësisë.

Asambleja e përgjithshme e UNESCO-s proklamoi në vitin 1999 “Ditën e gjuhës amtare”, si përkujtim të studentëve, të cilët më 21 shkurt të vitit 1952 u vranë në Daka në Pakistanin Lindor, sot Bangladesh, pasi protestuan për shkak se gjuha e tyre amtare nuk ishte shpallur zyrtare.

Sipas vlerësimeve, pothuajse çdo ditë në botën zhduket nga një gjuhë, ndërsa linguistët parashikojnë që rreth 6.000 gjuhë, deri në fund të shekullit 21 do të vdesin më shumë se gjysma, pothuajse edhe deri në 90 përqind.

Më shumë të rrezikuara janë gjuhët me numër të vogël të folësve prej disa qindra ose dhjetëra, dhe gjuhët të cilat i përkasin bashkësive të vogla, të cilat nuk janë të civilizuara me popullatën standarde perëndimore dhe nuk kanë institucione, konsiderojnë gjuhëtarët.