Prishtinë – Indeksi i besueshmërisë për demokratizim dhe zhvillim ekonomik ka shënuar rënie. Sipas anketës të publikuar sot nga UNDP si pjesë e matjes së pulsit publik, shumë qyetarë nuk kanë mendim të favorshëm për proceset demokratike, institucionet në Kosovë dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë.
Zyrtar i projektit Atdhe Hetemi, thotë se rezultatet thonë se ka një ulje të përgjighshme për punën e institucioneve. Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qeverisë dhe Kryeministrit ka shënuar rënien më të madhe që nga viti 2007. Sipas studimit vetëm 21% e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Qeverisë dhe rreth 24% të tyre janë të kënaqur me punën e Kryeministrit. Ngjashëm, krahasuar me të dhënat e nëntorit 2011, qytetarët paraqiten të jenë më pak të kënaqur edhe me punën e Kuvendit, Kryetarit të Kuvendit dhe Presidentit.
Hetemi thotë se edhe cështja e Mitrovicës mbetet temë kryesore të debatit në jetën politike.“Shumica e qytetarëve të Kosovës, ose rreth 62 % e tyre mendojnë edhe ajo pjesë e Kosovës duhet të trajtohet njësoj sikurse edhe pjesët e tjera të Kosovës, kemi një përqindje të lartë rreth 40 përqind që mendon se në atë pjesë të Kosovës duhet të implemtohet plani Ahtisarit dhe Kushtetuta e Kosovës”.
Sipas anketës e cila është zhvilluar në të gjitha komunat e Kosovës me rreth 1280 qytetarë përfshirë dhe serbët e veriut, problem mbesin korrupsioni dhe papunësia. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 23 May 2012 13:28