Lajme Shqip Saturday, 21 May 2011 12:29

Uashington – Qeveria amerikane kumtoi se numri i aplikuesve për ndihmë, pas mbetjes pa punë, është rritur për 27 mijë, në 412 mijë për javën që mbaroi më 9 prill, që është shifra më e madhe nga mesi i muajit shkurt.

Analistët pohojnë s’e tregu amerikan i vendeve të punës, në tërësi vazhdon të përmirësohet dhe se rritja e javës së kaluar e numrit të aplikacioneve nga persona të papunë, mund të jetë për shkak të rregullave për dorëzimin e aplikacioneve të tilla, e jo për dobësimin e ekonomisë më të madhe në botë. Disa qeveri të shteteve federale kërkojnë që të papunësuarit përsëri të paraqiten për ndihmë në fillim të çdo tremujori, siç ishte rasti i javës së kaluar.

Mesatarja katërjavore, që është masë më e gjerë për caktimin e trendëve ekonomike amerikane, është rritur për shumë se 395 mijë aplikacione iniciale për përfitime.