Uashington – Presidenti Barak Obama, kancelaren gjermane Angela Merkel e dekoroi me dekoratën më të lartë civile të qeverisë amerikane – Medaljen presidenciale të lirisë, transmetuan mediat gjermane.
Obama ia dorëzoi medaljen Merkelit në darkën shtetërore, me të cilën kancelarja u nderua si gjermanja e parë lindore, e cila kryeson qeverinë e Gjermanisë pas rrëzimit të komunizmit dhe për angazhimin e saj drejt lirisë.
“Po e dekorojmë Angela Merkelin jo për atë se ishte e privuar nga liria e saj, e as për atë se e fitoi lirinë e saj, por për atë që e bëri me lirinë e saj”, deklaroi Obama.
Ai, gjithashtu, e lëvdëroi Merkelin se është gruaja e parë e cila u bë shefe gjermane e qeverisë.
Kjo është nata e parë e këtillë për nder të lideres gjermane në 20 vitet e fundit dhe qëllimi i saj ishte ta simbolizojë miqësinë e afërt midis dy vendeve.
Wednesday, 08 June 2011 11:31