Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 11:24

Uashington – Kongresi amerikan votoi dje për vazhdimin e masave kontroverse antiterrosite edhe për katër vjet.

Senati vendosi me 72 vota “për” dhe 23 “kundër” ta vazhdojë vlefshmërinë e të ashtuquajturit “Akti patriotik”, ndërsa më pas Dhoma Përfaqësuese votoi vazhdim të masave me 250 vota “për” dhe 153 “kundër.

Presidenti amerikan Barak Obama, i cili momentalisht ndodhet në Evropë, duhet të vendos nënshkrim në vendimin e Kongresit, për çka tani për tani nuk ekzistojnë dyshime se do të ndodh.

Vazhdimi i këtyre masave ndodhi në momentin e fundit, për shkak se në qoftë se Kongresi nuk do të miratonte një vendim të këtillë, do të ndalonte të vlente sot. Kongresi, në shkurt, këtë ligj e vazhdoi në tre muaj.

“Akti patriotik” është miratuar pas sulmeve terroriste nga 11 shtatori i vitit 2001 me kërkesë të presidentit të atëhershëm, Xhorxh Bush. Me këtë ligj vendosen rregulla tejet të reja në luftën kundër terrorizmit.

Aktivistëtë për mbrojtje të të drejtave të njeriut i kritikojnë autorizimet e gjëra, të cilat me këtë akt u jepen forcave të sigurisë. Kritikat posaçërisht u dedikohen mundësisë së ndjekjes së mjeteve për komunikim, të cilat i shfrytëzojnë terroristët potencialë, si dhe autorizimet për konfiskim të të dhënave personale dhe afariste të të dyshuarve dhe e drejta që të dyshuarit për terrorizëm pa vendim gjyqësor për kohë të pacaktuar të mbahet në paraburgim.