Uashington – FMN-ja, sot, publikoi se vendos plotësime në “kodeksin e sjelljes” së të punësuarve. Rregullat e reja janë aprovuar që më 6 maj, por të publikuara dje, pasi që drejtori ekzekutiv i Fondit Stros-Kan dha dorëheqje për shkak të skandalit seksual.
Rregullat janë përgatitur pas dy viteve konsultime në këtë institucion.
Më 25 tetor FMN-ja hodhi poshtë aktakuzat kundër Stro-Kanit, pas hetimit për lidhjen e tij me ekonomisten hungareze Piroshka Nagi, e punësuar në sektorin për Afrikë. Në atë kohë rregullorja nuk parashikonte asgjë për raste të këtilla.
Rregullat e reja parashikojnë – lidhja midis udhëheqësit dhe të nënshtruarit është “konflikt potencial i interesave” dhe njëri prej tyre do të zhvendoset në vend tjetër pune. Shefi, i cili nuk lajmëron për një lidhje të këtillë në sektorin për resurse njerëzore, mund të marrë dënim disiplinor. Shefi nuk mund të dënojë të nënshtruarin, i cili ka fshehur propozime intime ose keqtrajtim seksual, të cilët kanë qenë të ndaluara me kodeksin paraprak.
Dënimi për keqtrajtim seksual është më i rëndë dhe parashikohet largim nga vendi i punës.
Zëdhënësi i FMN-së deklaroi se politika e Fondit për marrëdhëniet personale midis të punësuarve në këtë institucion, është adekuate e praktikave më të mira midis të cilave edhe normat aktuale në SHBA.
Friday, 20 May 2011 15:21