Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 11:06

Uashington – Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se do të vazhdojë t’i lëshojë kredi Greqisë, vetëm përderisa Athina garanton se është e aftë t’i kthejë paratë, deklaroi mbrëmë në Uashington drejtoresha e Departamentit për lidhje të jashtme të Fondit “Karolin Atkinson”.

“Kur japim para hua, nuk i jap unë, por të gjitha vendet në botë, të cilat e kreditojnë Greqinë”, tha Atkinson.

“Asnjëherë nuk do të lejoj, sepse edhe Këshilli ynë drejtues nuk na lejon që të lëshojmë hua, kur mungon garanca për aftësinë që ajo të kthehet”, shtoi ajo.

Një përfaqësues i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Athinë, prej 10 majit po bisedon me organet kompetente greke për kushtet e lëshimit e transhës së pestë nga huaja, në vlerë prej 30 miliardë eurove, e miratuar për këtë vend në muajin maj të vitit të kaluar. Greqia deri më tani ka marrë 14. 6 miliardë euro.