Ankara-Turqia e paralajmëroi Francën se do të marrë aksione shtesë ndaj Parisit nëse Senati francez miraton projekt-ligj me të cilin do të kriminalizohet mohimi i gjeocidit armen.
Javën e kaluar Dhoma e poshtme e parlamentit francez e miratoi këtë projekt-ligj pas çka pasonte tërheqje e ambasadorit turk nga Parisi dhe ndërprerje për aterim të aeroplanëve ushtarak francez në territorin turk.
Turqia ndërpreru edhe lundrim të anijeve ushtarake franceze në portet turke dhe bllokoi takime politike dhe ekonomike.
Në kumtesën e Senatit për siguri kombëtare të Turqisë shfaqet shpresë se Franca do të heq dorë nga gabimi dhe do të mbizotërojë mendja e shëndoshë.
Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan e cilëson dokumentin si “politikë e cila bazohet në racizëm, diskriminim dhe ksenofobi” dhe e akuzoi Francën për gjakderdhjet koloniale në Algjeri.
Franca është tregu i pestë eksportues sipas madhësisë për Turqinë dhe këmbimi tregtar në 10 muajt e parë të këtij viti është 14 miliardë dollarë. (LajmeShqip.com)
Thursday, 29 December 2011 21:30