Ankara – Bilanci i të vdekurve në tërmetin katastrofal i cili e goditi Turqinë të dielën, arriti në 570 persona, ndërsa 2.555 persona janë lënduar, kumtoi Qendra për menaxhim me kriza dhe situata të jashtëza
konshme pranë zyrës së kryeministrit turk.
Gjithsej 187 persona janë nxjerrë të gjallë nga nën rrënojat e ndërtesave, të cilët janë shkatërruar gjatë tërmetit me intensitet prej 7,2 ballëve sipas shkallës së Rihterit, i cili e goditi Turqinë Lindore.
Ekipet e shpëtimit ende po gjurmojnë pas të mbijetuarve eventual nga nën rrënojat, ndërsa 108 orë pas tërmetit është nxjerrë 13-vjeçari Ferhat Tokaj, i cili ishte ngujuar në një dyqan për këpucë, ku ka punuar.
Friday, 28 October 2011 11:53