Ankara – Qeveria turke do të dërgojë në Parlament projekt-rezolutë për vazhdim për një vit, duke filluar nga 17 tetori, të afatit të kompetencave të Kabinetit për organizim të operacionit ndërkufitar kundër kryengritësve nga Partia Punëtore Kurde (PKK) në Irakun Verior, deklaroi zëvendëskryeministri dhe zëdhënës i Qeverisë Bulent Aranç.
Aranç këtë e kumtoi pas seancës së Kabinetit, në të cilën projekt-rezoluta është nënshkruar nga ministrat. Ai ka theksuar se me siguri projekt-rezoluta nesër do të dërgohet në parlament.
Turqia nga gushti ndërmori sulme ajrore ndaj bazave të kryengritësve kurd në Irakun verior dhe kërcënohet se do të organizojë operacion tokësor ndërkufitar.
Monday, 26 September 2011 21:35