Toronto – Meshkujt që vuajnë nga rënia e flokëve janë më të rrezikuar nga krijimi i kancerit të prostatës, pohojnë shkencëtarët amerikanë nga Universiteti në Toronto.
“Meshkujt tullacë duhen të jenë të kujdesshëm dhe në veçanti t’i kushtojnë kujdes shëndetit të prostatës, sepse, sipas këtij hulumtimi, janë mjaft të rrezikuar nga formimi i kancerit të prostatës”, transmeton “EveryDayHealth” deklaratën e udhëheqësit të hulumtimeve, Dr. Neil Fleshner.
Me një hulumtim është treguar që tek meshkujt tullacë është mjaft i rritur niveli i androgjenit të dihidrotestosteronit (DHT), i cili është i lidhur me zhvillimin e kancerit të prostatës.
Në hulumtim kanë marrë pjesë 214 meshkuj në moshën prej 59 deri 70 vjeçare dhe të gjithëve u është bërë biopsia e prostatës.
Edhe pse shkaku kryesor nuk dihet ende, shkencëtarët pohojnë se si hormoni mashkullor, i njohur si androgjen, luan rol kyç tek tullacët, por edhe tek krijimi i kancerit të prostatës.
Androgjeni, i cili përfshin testosteronin, mund të parandalojë rritjen e fijeve të reja, ndërsa po kështu mund të aktivizojë edhe rritjen e qelizave të kancerit. Por hulumtimi i këtij studimi do të vazhdojë sërish për të kontrolluar saktësinë e rezultateve, si dhe për t’i dhënë një shpjegim shkencor lidhjes ndërmjet tullacllëkut dhe kancerit të prostatës.
Wednesday, 13 June 2012 08:00 