Lajme Shqip Monday, 19 October 2015 16:14

Rok grupi kosovar “Troja” përmes një postimi në Facebook ka paralajmëruar albumin e ri.

Me rastin e 103 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor “Troja” do të mbajë një koncert në Zvicër, me që rast do të këndojnë këngët e reja të albumit, transmeton Koha.net.

“Me 28 nëntor, për ditën e flamurit jemi live në Zurich, me këngë të reja dhe së shpejti do të del edhe albumi i ri”, ka shkruar grupi Troja, në profilin zyrtar në Facebook.