Lajme Shqip Wednesday, 25 May 2011 09:32

Tripoli – Nëntëmbëdhjetë persona e humbën jetën, ndërsa 150 janë plagosur në sulmet e mbrëmshme ajrore të NATO-s ndaj Tripolit, lajmëroi televizioni shtetëror libian.

Aeroplanët luftarakë të NATO-s kanë kryer deri më tani një nga sulmet më të fuqishme ajrore ndaj rezidencës së liderit libian Moamer Gadafit në lagjen Bab al Azizi, pasi SHBA-ja kumtoi se Gadafi duhet urgjentisht ta lëshojë pushtetin.

“Nëntëmbëdhjetë civilë e humbën jetën, ndërsa 150 janë plagosur në sulmin e kryqëzuar ndaj Tripolit dhe rrethinave”, shpalli televizioni “Xhamahiria”, duke treguar incizime të njerëzve me plagë në kokë.

Zëdhënësi i Qeverisa libiane kumtoi se gjatë sulmeve e humbën jetën tre persona, ndërsa 150 janë plagosur dhe se të gjitha viktimat janë civilë dhe popullatë lokale.

Një përfaqësues i NATO-s, sërish, deklaroi se cak i sulmeve është një objekt ushtarak, i shfrytëzuar për sulm ndaj civilëve.

Ndërkohë gjashtë shpërthime të fuqishme në afërsi të rezidencës së Gadafit në Tripoli. Kjo rrethinë, në të cilën dje kanë shpërthyer të paktën 15 shpërthime, shumë herë ishte cak i sulmeve ajrore.

Intervenimi ndërkombëtar në Libi filloi më 19 mars në pajtim me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe me cak për t’i mbrojtur civilët libian, ndërsa NATO-ja  komandën ndaj operacionit e mori nga fundi i muajit mars.