Tripoli – Të paktën 11 persona janë vrarë gjatë kohës së sulmeve ajrore të NATO-s ndaj objekteve ushtarake dhe civile në jug të kryeqytetit libian Tripoli, pohojnë burimet ushtarake libiane.
Dhjetëra janë plagosur gjatë sulmeve në qytetin Zlitan, lugina Xhafara, si dhe lugina Ajn Kam. Zona gjendet rreth 600 kilometra në jug nga Tripoli.
Sipas burimeve ushtarake libiane, kjo është hera e dytë që aeroplanët e Aleancës kryejnë sulme ditën. Sulmi i parë është kryer të shtunën. Cak i sulmit ka qenë një kamp, në të cilin janë trajnuar forcat ushtarake lojale të Gadafit.
Nga fillimi i operacionit të Aleancës në Libi, aeroplanët e NATO-s kanë kryer rreth 8.800 fluturime.
Monday, 30 May 2011 21:03