Lajme Shqip Tuesday, 31 May 2011 15:46

Tripoli – Ulja e rezervave të ushqimit dhe të ilaçeve janë “bombë e kurdisur” në zonat e Libisë, të kontrolluara nga Moamer Gadafi, deklaroi koordinatori i Kombeve të Bashkuara për ndihmë humanitare për Libinë, Panos Mumcis.

Ai theksoi se tani për tani në vend nuk është e dukshme uria dhe mosushqimi midis popullatës, por në më shumë vende rezervat e ushqimit do të mbarojnë për disa javë.

“Sa më shumë që zgjat konflikti, aq më shumë do të harxhohen rezervat e ushqimit dhe pyetje e javëve është kur vendi do të bie në situatë kritike”, shtoi përfaqësuesi i KB-së.