Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 11:01

Tripoloi – Forcat e liderit libian Moamr Gadfi i granatuan rrugët, përmes të cilave kryengritësit nga Tunizia furnizohen me gjithçka që kanë nevojë, ndërsa janë kryer sulme edhe ndaj Bengazit, në vendstrahimin e kryengritësve në Libinë perëndimore.

Kryengritësit kumtuan se forcat e Gadafit dje kanë gjuajtur dhjetëra raketa ndaj rrugëve dhe kanë penguar furnizimin nga Tunizia, nga vendkalimi kufitar Duheiba, të cilin e kontrollojnë kryengritësit nga qytet të cilat janë nwn kontrollin e tyre, në rrethin e zonës malore libiane. Rrugët doemos është dashur të mbyllen për shkak të granatimit.

NATO ndërkohë kumtoi se sulmet ajrore do të vazhdojnë të bëjnë presion ndaj regjimit të Gadafit, aq sa do të jetw e nevojshme që t’i jepet fund dhunës në vend.

Dy shpërthime të fuqishme jehuan herët në mëngjes, në Tripoli, në interval prej disa minutave, të cilat supozohet se i kanë shkaktuar aeroplanët e NATO-s.

Lideri i kryengritësve libian gjenerali Abdel Fatah Junis deklaroi se mbrëmë vonë ka shpërthyer automjet para selisë të tyre në pjesën verilindore të Begazit, por se në incident nuk ka persona të lënduar.