Lojërat olimpike këtë vit kanë frymëzuar koleksionin e ri të ngjyrave për thonj. Bëjeni edhe ju veten fitues duke përdorur një nga këto ngjyra.
Olimpiada verore 2012 që do të zhvillohet në Londër ka frymëzuar linjën më të re të kozmetikës, një koleksion i frymëzuar nga ngjyrat e medaljeve si ari, argjendi dhe bronzi.
Kompania ‘London Butter’ është kompania e parë që prodhoi produkte jo toksike, duke tërhequr kështu vëmendjen e shumë artistëve të famshëm si Alexander Wang, Victoria Beckham, Betsey Johnson si dhe u bë një nga markat më të kërkuara.
Koleksioni i ri mban ngjyra me pigmente të pasura metalike që shndrisin në thonjtë tuaj si një metal i shkrirë.
Monty Full – Llak që realizon atë që shkruhet në shishe. Ngjyra e artë gjithmonë rrezaton një stil të lartë dhe të veçantë.
Diamond Geezer – Një llak i argjendtë platinum dhe me shumë shkëlqim.
The Old Bill – Ngjyrë bakri me një shkëlqim mahnitës antik.
Koleksioni tashmë ka dalë në shitje. Blijeni atë dhe bëjini thonjtë tuaj të shndrisin këtë verë. (LajmeShqip.com)
Monday, 18 June 2012 09:02 
