Lajme Shqip Saturday, 14 January 2012 17:30

Si është e mundur që disa njerëz janë somnambuj, e disa të tjerë jo?

Kjo është çështje familjariteti, e trashëguar. Kush vuan nga somnambulizmi, në 80% të rasteve e ka një të afërm që vuan nga e njëjta gjë. Në imagjinatën e kolektivit, somnambuli është një njeri që çohet në mes të natës dhe del rrugës për shëtitje duke bërë nga gjërat më të çuditshme. Në realitet nuk është kështu! Në përgjithësi somnambuli kryen lëvizje të kufizuara në ambientin që e rrethon. Mund të largohet nga dhoma ose të shkoj edhe në baçe, por rrallë herë shtyhet përtej këtyre limiteve.

Gjatë ‘ekskursioneve’ të tij, somnambuli është në një gjëndje vigjilence mjaft të ulët, por shqisat e tij janë mjaft akute në lidhje me gjëndjen normale.

Kjo është arsyeja përse këta njerëz lëvizin në hapësira të njohura prej tyre dhe me një siguri aq sa janë të gjëndje të kapërcejnë edhe pengesat.

A është e vërtetë që somnambujt nuk duhen zgjuar?

Ekspertët thonë se është më mirë të mos i zgjosh, sepse në të kundërt ato mund të reagojnë me dhunë ose mund të pësojnë gjëndje shoku të shkurtër, deri sa të zgjohet plotësisht. Nëse keni të bëni me një njeri që është somnambul, është mirë që ta shoqëroni drejt krevatit duke i thënë “kthehu që të flesh”. Kur somnambujt çohen, shumicën e rasteve i mbajnë sytë e hapur, gati syshqyer.

Somnambulizmi është i zakontë në fëmijë dhe të rinj; por shfaqja e tij tek adultët mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundjeje neurologjike.

Çfarë bën një somnambul?

Kronikat e regjistruara prej këtyre rasteve tregojnë se somnambujt në përgjithësi ecin, flasin, shkojnë në tualet, hanë, palosin ato me çfarë kanë qënë mbuluar, lahen dhe vishen me rroba të ndryshme.

Gjithashtu ka patur edhe kronika që kanë vërtetuar se ka edhe nga ata somnambuj që ushtrojnë marrëdhënie seksuale në atë gjëndje, madje ndonjëherë edhe në mënyrë të dhunshme. Megjithëse këto raste janë ekzaminuar, janë shumë të rralla në krahasim me rastet e zakonshme. (LajmeShqip.com)