Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, do të takohen ne Bruksel, ku do t’u prezantohet ideja për nënshkrimin e një traktati të paqes mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbante firmën e të dy presidentëve.
Traktati është përpjekje disamuajshe e diplomacisë evropiane dhe pretendon të shtyjë përpara normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, raporton gazeta “Koha Ditore”.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baronesha Catherine Ashton, planifikon që pas takimit të kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, të ftojë në takim të ngjashëm edhe presidenten Atifete Jahjaga dhe presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliç.(SH.O/LajmeShqip.com)
Friday, 04 January 2013 17:35