Tiranë-Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtëm z. Edmond Haxhinasto zhvilloi sot një takim me Kryeprokurorin e Task Forcës Speciale Hetimore të BE
-së, Ambasadorin Clint Williamson, i mandatuar për hetimin e akuzave të ngritura në raportin e senatorit zviceran z. Dick Marty.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme, ministri Haxhinasto siguroi Williamson për mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të autoriteteve shqiptare, me qëllim sigurimin e një hetimi të plotë dhe gjithëpërfshirës.
Po kështu, Ministri Haxhinasto theksoi se Task Forca Speciale Hetimore e BE-së ka patur dhe do të vijojë të ketë mbështetjen maksimale të autoriteteve shqiptare si i vetmi organ zyrtar që ka juridiksionin, aftësinë dhe kapacitetet e duhura për të hetuar lidhur me çështjet e ngritura në raport.
Z. Williamson vlerësoi mbështetjen dhe gatishmërinë e ofruar nga autoritetet më të larta të vendit, në bashkëpunim me këtë organ hetimor të Eulex-it. (LajmeShqip.com)
Thursday, 26 January 2012 13:16