Hagë – Tribunali ndërkombëtar për krime të luftës në ish-Jusgosllavi e hodhi poshtë sot kërkesën e mbrojtjes së Ratko Mlladiqit që të bëhen ndryshime në aktin e akuzës kundër-ish liderit ushtarak të serbëve të Bosnjës.
Avokati i Mlladiqit, Branko Llukiq nga mesi i muajit shtator parashtroi në gjyaktë ankesë kundër aktit të akuzës, me kërkesë që të përjashtohen akuzat më të rënda si gjeneocid në Srebrenicë, për shkak se në dokumentin nuk janë theksuara emrat e viktimave.
Në vendimin për përjashtim të lutjes, gjykata e merr argumentin e prokurorisë, ndërsa në akuzën viktimat janë të identifikuar në një shkallë të mjaftueshme si pjesëtarë të grupit të caktuar etnik, ndërsa Mlladiq nuk është akuzuar si kryrës i drejtpërdrejtë.
Gjykata vlerësoi se lista e deri tani viktimave të identifikuar nga masakra e Srebrenicës mund të ndihmojë për përgatitje të mbrojtjes së Mlladiqit dhe e urdhëroi prokurorinë që ta parashtrojë te avokati deri më 1 nëntor.
Mlladiq ishte dorëzuar në Tribunalin e Hagës nga autoritetet serbe më 31 maj.
Thursday, 13 October 2011 21:36