Tori Spelling, ish aktorja e filmit të famshëm Beverly Hills 90210 ka lindur fëmijën e saj të tretë.
38 vjeçarja me bashkëshortin Dean McDermott, 44, u bënë prindër për herë të tretë me vogëlushen Hattie, ditën e hënë.
Disa orë pas lindjes, Tori ka postuar në profilin e saj në Twitter njoftimin sëbashku me fotografinë e këmbës të së sapo lindurës, “Familja jonë është shumë e lumtur të njoftojë që më 10/10/2011 vogëlushja jonë Hattie Margaret McDermott erdhi në jetë në orën 7:08 të mëngjesit”.
Tori ka edhe dy fëmijë të tjerë, Stelën 3 vjeçare dhe Dean 13 vjeç me ish burrin e parë Jack.
Çifti nuk ka dashur që ta mësoj gjininë e foshnjës dhe kanë pritur deri në lindje për të mësuar se çfarë ishte. Bashkëshorti i saj Dean, ka thënë përpara disa kohësh “Ne mendojmë se do të jetë surpriza më e madhe. Sa herë në jetë të rastis një surprizë e tillë? Ne do të jemi të bekuar çfarëdo që të jetë. Ne duam vetëm që të jetë një bebe e shëndetshme”.
Por Tori Spelling nuk dëshiron ta lër me kaq. Ajo shpreson që të jetë në gjendje dhe me fat për të patur edhe një fëmijë të katërt. (LajmeShqip.com)
Thursday, 13 October 2011 11:22