Gjatë vizitës së tij në Kuçovë, presidenti Topi është pyetur edhe në lidhje me replikat me kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli. Presidenti ka thënë se prioritet i tij është integrimi i vendit, jo replikat dhe ky prioritet, sipas presidentit, duhet të jetë prioritet për të gjithë institucionet.
“Për mua prioritet është axhenda e integrimit dhe plotësimi i rekomandimeve të BE-së. Besoj se dhe institucionet e tjera do të merren me integrimin e vendit, për të mirën e qytetarëve”, ka thënë presidenti gjatë prononcimit të tij.
Presidenti Bamir Topi ka qenë i pranishëm gjatë ditës së sotme në Kuçovë, për të nderuar shkencëtarin polak, Sanislav Zuber, i cili u ekzekutua nga ana e regjimit komunist.
Monday, 17 October 2011 12:37