Nabia – Topi i metaltë, i rëndë gjashtë kilogramë, me diametër 35 centimetra, me prejardhje të panjohur, është gjetur afër një fshati në veri të Namibisë, rreth 750 kilometra larg kryeqytetit Windhoek.
Sipas Paul Ludik, shef i sektorit të mjekësisë ligjore, fshatarët dhe policia nga stacioni më i afërt dëgjuan disa eksplodime jo shumë të forta në një largësi prej rreth tri kilometra, ndërsa pesë ditë më vonë në atë vend gjetën objektin e metaltë.
Sipas tij, sfera është e plotë dhe përbëhet nga dy gjysma që ngjiten. Është zbuluar 18 metra larg pikës ku kishte goditur tokën, duke shkaktuar një krater rreth 33 centimetra të thellë dhe rreth 4 metra të gjerë.
Kjo sferë është analizuar me kujdes javët e fundit. Pasi autoritetet e Namibisë nuk mundën të sqarojnë prejardhjen e saj, tash është angazhuar edhe agjencia hapësinore amerikane NASA dhe agjencia evropiane e hapësirës ESA. “Ekziston mundësia që ky objekt i rrumbullakët, i cili ra në Namibi, vjen nga ndonjë fluturake hapësinore,” tha Ludik.
Friday, 23 December 2011 14:25 