Tiranë – Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka komentuar në Facebook tmerrin që ka kapluar vendin pasi tre gra u vranë barbarisht nga bashkëshortët.
Duke shpërndarë një video të një aktiviteti të Kuvendit kundër dhunës në familje, Topalli bën thirrje që t’i thuhet mjaft këtij tmerri.
“Në tre ditë, 3 nëna, 3 gra u vranë barbarisht. Kjo është një çmenduri, një tmerr.
Alketa Cani, Valbona Çarçani, Valbona Lleshi nuk janë më. Fëmijët e tyre jetojnë ferrin!
Ato ishin nënat, të bukurat, të mrekullueshmet.
Për të gjithë Valbonat, në tribut për çdo nënë, bëni share (nëse jeni dakord) për të thënë MJAFT!” shkruan Topalli.
Tuesday, 16 July 2013 13:46